E padëgjuar më parë! Në Suedi “punësojnë” korbat për të hequr bishtat e cigareve nga rrugët
Një firmë në Suedi ka gjetur mënyrën më të padëgjuar për të mbajtur pastër rrugët e qytetit nga bishtat e cigareve… përdorimin e korbave.
Përgjatë një viti më shumë se 1 miliardë bishta cigaresh hidhen nëpër rrugët e Suedisë dhe sipas drejtuesit të firmës që për “punëtorë” ka korbat, përdorimi i këtyre shpendëve do të ndihmonte jashtëzakonisht në uljen e kostove për pastrimin e qyteteve.
Por si mund të ‘detyrosh’ një korb të mbledhë në rrugë bishta cigaresh e t’i hedhë në kosha të posaçëm?
Media e huaj ka përcjellë një video sesi korbat “punëtorë” gjejnë nëpër rrugë e hedhin bishtat e cigareve në kosha të posaçëm… e si shpërblim për punën e tyre, përfitojnë ushqim.
Firma suedeze ka nisur një projekt pilot për të parë sesa ‘rendiment’ do të kenë korbat në ‘punën’ e tyre për të pastruar rrugët nga bishtat e cigareve.
Kujtojmë se korbat janë një ndër speciet më inteligjente, të aftë për të mësuar dhe përdorur vegla, ashtu siç mund ta vërtetojë dhe video e mëposhtme e një eksperimenti nga Universiteti i Oksfordit.