E para ndërhyrje e këtij lloji në botë, mjekët i shpëtojnë jetën vogëlushit

 E para ndërhyrje e këtij lloji në botë, mjekët i shpëtojnë jetën vogëlushit

@STEPHANIE LOPEZ

Pak ditë më parë mjekët amerikanë kanë arritur të kryejnë me sukses një operacion mjaft të komplikuar për t’i shpëtuar jetën një vogëlushi të quajtur Iston.

Fëmija lindi me një zemër të dobët dhe kishte nevojë urgjente për transplant, por shqetësimi kryesor i mjekëve ishte nëse trupi i vogëlushit do të “njihte” zemrën e re dhe nëse sistemi i tij imunitar do ta ‘sulmonte’ më vonë organin e ri.

Kësisoj, doktorët vendosën të kryejnë një procedurë të pakryer më parë, duke bërë dhe transplantimin e timusit, një organ përgjegjës për krijimin e qelizave që përbëjnë sistemin imunitar të trupit.

Gjendra e timusit

Iston ishte veçse 6 muaj kur kreu ndërhyrjen. Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë për vogëlushin, pasi falë kësaj ndërhyrje të komplikuar, siguria për mirëqënien e shëndetit të vogëlushit është më e lartë, krahasuar me metodat e përdorura më parë.

Tashmë fëmija ka mbushur 1 vjeç dhe sipas rezultateve e analizave, trupi i tij ka reaguar mirë ndaj ndërhyrjeve për transplantin e zemrës e timusit.

“Jemi shumë të gëzuar për këtë. Kjo pasi koncepti i tolerancës ka qenë përherë shqetësimi kryesor në ndërhyrjet me transplant e tanimë jemi më afër zgjidhjes”-tregoi doktori që ndoqi ndërhyrjen e shëndetin e vogëlushit.

Iston lindi me një zemër të dobët dhe probleme serioze me sistemin imunitar. 7 muajt e parë të jetës vogëlushi i kaloi në spital, shpesh herë nën mirëmbajtjen e tubave që e mbanin gjallë. Në ato kushte, atij i duheshin disa ndërhyrje në zemër e më tutje trajtim intensiv që mund të rrezikonte jetën për shkak të infeksioneve të ndryshme.

Kësisoj mjekët, për t’i shpëtuar jetën, vendosën që transplantin e zemrës ta bënin bashkë me atë të timusit, organe që erdhën nga i njëjti donator.