Edhe fëmijët shqiptarë po imitojnë lojërat e ‘Squid Game’, çfarë thonë nxënësit e fillores për to

 Edhe fëmijët shqiptarë po imitojnë lojërat e ‘Squid Game’, çfarë thonë nxënësit e fillores për to

Pasi i kthye në serialin numër një më të shikuar në Netflix, ‘Squid Game’ shumë shpejt solli disa efekte shqetësuese, fëmijët anembanë botës, nisën të imitojnë lojërat e serialit.

Më sensitive situata u bë në Britani, atje ku mësues e prindër vunë re me shqetësim faktin se fëmijët po imitonin lojërat, që në serialin televiziv çojnë në vdekjen e qindra njerëzve.

E duket se edhe fëmijët në Shqipëri po i luajnë këto lojëra. Top Channel ka kryer një vëzhgim, duke pyetur disa nxënës të shkollës fillore.

Femijet duket luajtur ‘drita jeshile, drita e kuqe”, nje loje e serialit

Një prej tyre tregon se e ka parë filmin si shumë bashkëmoshatarë të tij dhe se ‘lojërat’ i luajnë gjatë pushimit apo orës së fizkulturës ndonjëherë.

Po luajmë squid game…duhet të kalosh raunde që të fitosh para miliona, ose në të kundërt vdes. Ne këtu thjesht eliminohemi dhe fillojmë lojën nga fillimi. Luajmë ndonjëherë në orën e fizkulturës.”-tregon një i mitur.

“Ka disa raunde që duhen kaluar, ndryshe të vret roja. Vdes… unë e shoh përnatë me motrën”-thotë një tjetër i mitur, ndërsa një fëmijë tjetër përgjigjet “unë e shoh në drekë

Edhe pse seriali është i përshtatshëm për mosha nga 15 vjeç e sipër, duket se edhe fëmijët shqiptarë kanë aksesuar dhe parë serialin televiziv, ku në plot raste ka skena të forta të dhunës, vetëvrasjeve e seksit.