“Edhe në akull kemi dalë” 30 vite në shërbim të njerëzve si infermiere, duke udhëtuar në fshatrat e largët

 “Edhe në akull kemi dalë” 30 vite në shërbim të njerëzve si infermiere, duke udhëtuar në fshatrat e largët

Në fshatin Pllane të Lezhës.  Pavarësisht ditëve, qofshin me shi, të acarta apo të ftohta, kjo infermiere del në punë në shërbim të njerëzve. Prej 30 vitesh e bën këtë punë dhe është pranë pacientëve të sëmurë duke u shkuar personalisht në shtëpi.

Infermiere Maria tregoi se përgjatë dy viteve të fundit të pandemisë, orvatjet kanë qenë të vështira e të lodhshme, veçanërisht kur i është dashur të udhëtojë nëpër fshatrat e largët për t’i ardhur në ndihmë njerëzve.

“Nëpër shtëpi shkojmë. E ngarkuar ka qenë këto dy vite, saqë kemi dalë në 7 të mëngjesit, kemi rakorduar për të ndihmuar njerëzit që kemi afër që të mund të ndihmojmë edhe ata që kemi më larg.

Edhe në akull kemi dalë. Jemi ndarë me koleget që kam në ambulancë e kemi dalë. Kemi thënë, sa kur na rrëshqasin këtu (duke ardhur në qendrën shëndetësore) e thejnë këmbë e dorë, u kemi shkuar ne nëpër shtëpi. Jo më larg se mbrëmë, kishim 4 raste të Covid në dy familje e u kemi shkuar në shtëpi. Rastet e Covidit, më të shumta rastet kanë qenë tek mosha e madhe, 50 deri në 70 vjeç.”-tregoi Maria në intervistë për Top Channel.