Sakrifica e nënës, pas dështimit të transplantit jep veshkën e saj për të birin

 Sakrifica e nënës, pas dështimit të transplantit jep veshkën e saj për të birin

Një grua i dhuroi veshkën të birit 25 vjeçar, duke i shpëtuar jetën nga sëmundja.

Xhosh Hjuston ishte diagnostifikuar me një sëmundje që sulmon veshkat dhe shkatërron funksionimin normal të tyre. Nga një djalë i shëndetshëm që vraponte për orë të tëra, 25 vjeçari mbeti në shtëpi.

Në fund të vitit të kaluar, i riu u shtrua në spital pasi mori njoftimin se ishte gjetur një veshkë për të. Fatkeqësisht i riu u sëmur në spital dhe mjekët u detyruan të anullojnë operimin.

Veshka i shkoi një tjetër pacienti. Në këto kushte dhe e lodhur nga të parit sesi i biri vuante, nëna e 25 vjeçarit vendosi që të mos e lërë më në pritje djalin dhe doli vetë vullnetare për të dhuruar njërën veshkë.

Pas analizave, për fat të mirë, veshka e Mishelit, nënës së 25 vjeçarit, rezultoi të ishte kompatibël. 48 vjeçarja nis menjëherë të mbajë regjimin e kërkuar dhe brenda pak kohësh hyri në operim. Media britanike e përcolli lajmin pak ditë më parë, ndërsa 48 vjeçarja deklaroi se pas shumë vuajtjesh, ia shpëtoi jetën të birit.

“Më kërkuan të bëj shumë testime, shumë vizita, skanera, rreze… mu desh edhe të mendoja se çfarë do të bëja me veshkën, nëse në rastin më të keq, trupi i tim biri nuk do ta pranonte organin e ri… transplante të tilla janë më të suksesshme kur vijnë nga dhurues që janë të gjallë… fatmirësisht i solla jetën tim biri”-tregoi 45 vjeçarja për median britanike.