“Është një mrekulli që është gjallë” 22 orë në det, momenti kur i moshuari shpëtohet nga uji

 “Është një mrekulli që është gjallë” 22 orë në det, momenti kur i moshuari shpëtohet nga uji

Kishte dalë i vetëm në det me varkën e tij dhe po i drejtohej një ishulli… moti ishte përkeqësuar ndjeshëm dhe varka u përmbys. Për 22 orë, 69 vjeçari qëndroi në varkën e tij të përmbysur, në të ftohtë, i lagur tërësisht dhe pa ujë.

Ekipet e shpëtimit arritën ta lokalizojnë vetëm një ditë më vonë.

“Ishte në det i vetëm për 22 orë. Jam i mahnitur nga aftësia e tij për të mbijetuar… është një mrekulli që ai është gjallë”-tha një prej oficerëve të patrullës detare.

Pamjet u publikuan nga autoritetet dhe u përcollën nga media e huaj. Më poshtë video, e sjellë nga BBC.

Ngjarja ka ndodhur në Japoni.