Fatbardha bëhet “fat” për të ëmën: I shpëton këmbën përgjithmonë!

 Fatbardha bëhet “fat” për të ëmën: I shpëton këmbën përgjithmonë!

Fatbardha është rritur mes vuajtjesh dhe lotësh që nuk i ndalen, çdo ditë bashkë me nënën morën rrugën e sakrificës për t’u shkolluar. Nëna e saj Merjemja ka nevojë për një operacion që të ngrihet në këmbë, i cili kushton 15.000 mijë euro. Ato enden rrugëve të Tiranës, ku Fatbardha me lot ndër sy i kërkon njerëzve para për nënën e saj 56-vjeçare.

 “Për mamin unë do te bëja gjithçka. Prandaj kur erdhëm këtu ne Tirane unë mora një vendim. Ka qene një vendim i vështire, sepse i trembesha gjykimit te njerëzve. Por pastaj thashë, jo, le të mendojnë ç’të duan. Nuk e shihja dot mamin në atë gjendje. Mora një karton dhe shkrova. Pastaj mora mamin ne karroce dhe dolëm ne rruge për te kërkuar para, për protezën”, shprehet ajo.

Pasi mbaron leksionet ne universitet Fatbardha merr nënën me karrocë dhe ecin rrugëve. Në fund të ditës mblidhen tek dhoma e tyre e vetme që kanë me qira, ku vetëm qajnë, nënë e bijë të dyja bashkë. E pranishme në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” disa javë më parë , studentja 21-vjeçare ka marrë lajmin e madh live, teksa një shqiptar që jeton në SHBA, i quajtur Astrit Kërkuti nga Dibra e Madhe, ka telefonuar dhe ka thënë se do t’i paguajë ai 15 mijë euro për operacionin e të ëmës.