Fier, 3 vjeçari ndërron jetë në kopsht! Daja i të miturit tregon çfarë i tha doktori

 Fier, 3 vjeçari ndërron jetë në kopsht! Daja i të miturit tregon çfarë i tha doktori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Fier, ku një fëmijë vetëm 3 vjeçar ka ndërruar jetë në një kopsht privat në qytet.

Lajmin e përcolli shkurtimisht përmes një njoftimi paraprak, policia e shtetit. Në lidhje me ngjarjen e rëndë, foli për median daja i 3 vjeçarit. Familjari tregoi bisedën që ka patur me doktorin dhe faktin se i nipi i ndjerë kishte një shenjë në grykë.

E kemi dërguar në mëngjes djalin në kopsht… vetëm kur na vjen lajmi se, hajdeni se djalin e keni keq. Kur shkuam në urgjencë kam takuar doktorin që ishte munduar që të kthente në jetë djalin. I them si qe puna e djalit. Djali tha, na ka ardhur i pajetë. I bëmë të gjitha, por nuk e shpëtuam dot. Më tha që djali kishte një shenjë në grykë. Në duam drejtësi”-tha daja.

Informacion paraprak i policisë:

Në orën 13:00, në një kopsht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës.