Fqinji shpëton të moshuarën nga flakët… të gjithë mbledhin fonde për t’ja rregulluar banesën

 Fqinji shpëton të moshuarën nga flakët… të gjithë mbledhin fonde për t’ja rregulluar banesën

Një e moshuar u shpëtua mrekullisht nga vdekja e sigurt falë ndërhyrjes së një fqinji të saj, i cili arriti ta nxirrte gruan nga shtëpia e saj në kohë.

Një llambë u rrëzua në shtëpinë e të moshuarës, duke ndezur një zjarr. Gruaja u dërgua në spital dhe fatmirësisht nuk kishte pësuar lëndime falë dhe ndërhyrjes në kohë të fqinjit.

Nuk më kujtohet zjarri… kur mësova për flakët isha duke u transportuar në spital. Mendova se nuk do të shkoja më kurrë në shtëpi”-kujton e moshuara.

Edhe pse Liliana nuk kishte marrë lëndime prej flakëve apo tymit, shtëpia nga ana tjetër ishte dëmtuar ndjeshëm. Për shkak të masave anti-Covid, të moshuarës iu desh të qëndronte e vetme në spital, çka e bëri të ndihej mjaft e vetmuar.

Mbesa e Lilian, Stefani, shkroi për ngjarjen në rrjetin social, me idenë se njerëzit do të ndihmonin sado pak. E për habinë e saj, dhjetëra njerëz, të afërm, fqinjë e njerë krejt të panjohur, nisën të dhurojnë për të moshuarën mobilje, orendi, punë falas e shumëçka.

Shumë fqinjë shkuan në shtëpinë e të moshuarës dhe nisën të punojnë për ta rindërtuar pjesën e djegur të banesës, në mënyrë që kur Lilian të dilte prej spitalit, të rigjente në kushte të mira banesën.

Pas 9 ditësh, e moshuara doli nga spitali dhe e gjeti të restauruar shtëpinë.

“Mu mbush zemra. Unë apo familja ime s’mund të kërkonim më shumë sesa gjesti i këtyre miqve, e madje edhe njerëzve të panjohur. Ishte diçka e mrekullueshme”-tregoi e moshuara, e cila festoi ditëlindjen e saj në shtëpinë e restauruar