Mori djegie si pasojë e zjarrit në banesë, shuhet 3 vjeçari nga Kosova

 Mori djegie si pasojë e zjarrit në banesë, shuhet 3 vjeçari nga Kosova

Ka ndërruar jetë tre vjeçari i cili pësoi djegie të mëdha të trupit, pasi shtëpia ku jetonte u përfshi nga zjarri disa ditë më parë.

Lajmin e ka konfirmuar për median Shefi i repartit intensiv në QKUK (Prishtinë), Shaqir Uka.

“S’ka mujt me iu përballu plagëve që i ka marrë nga djegiet, pak minuta pas mesnatës ka ndërruar jetë”, tha Uka në një prononcim për Express.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën që lamë pas në fshatin Saraishtë të Ferizajt. Vogëlushi qëndronte në njërën prej dhomave të banesës dhe si pasojë e flakëve, mori djegie në afro 75% të trupit, ashtu siç u konfirmua nga mjekët pak ditë më parë.

Autoritetet po e hetojnë ngjarjen për të zbuluar shkakun e zjarrit. Lidhur me rastin edhe KEDS (Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike) ka dërguar një ekip në vendngjarje për të marrë të dhëna për krijimin e një raporti, nëse zjarri ka ardhur si pasojë e një problemi me rrymën.

“Ekipet e KEDS kanë qenë në vendin e ngjarjes, i kanë marrë të dhënat, janë duke i analizuar ato dhe do ta përpilojnë një raport profesional ne baze te atyre te dhenave. Pasi raproti nuk eshte i gatshem ende, KEDS lut të gjitha palët të përmbahen nga konkludimet lidhur me shkaktarin e zjarrit”, thuhet në përgjigjen e KEDS për Express.