Kriteret e lëvizjes në shtetet e huaja, çfarë duhet të dinë shqiptarët

 Kriteret e lëvizjes  në shtetet e huaja, çfarë duhet të dinë shqiptarët

Për shkak të pandemisë dhe variantit të ri të Covid Omicron, shumë shtete të Evropës e gjetkë kanë ndryshuar kufizimet për udhëtarët që duan t’i drejtohen vendeve të tyre.

Duke u nisur nga kjo situatë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka përcjellë për të gjithë qytetarët disa të dhëna me rëndësi, për ata shtetas që do të duan të udhëtojnë jashtë vendit.

Komisioni Evropian i ka aprovuar (në shtator) certifikatat digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë. Kësisoj certifikata është ekuivalente me atë të vendeve të BE-së, e lidhur me sistemin e kësaj të fundit.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar kritere dhe rregulla të caktuara për vendet e treta, referuar lëvizjes në vendet e BE. Për informacion të përditësuar mbi rekomandimet e Këshillit, klikoni në linkun bashkangjitur: https://bit.ly/3jZcgAZ

Disa prej vendeve të BE mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara sipas çdo shteti.  Për më shumë informacion për lëvizjen në vendet e BE-së:  https://reopen.europa.eu/en/

Për të mësuar më tepër, zgjidhni shtetin: (Duke klikuar këtu)