Italia zgjat deri më 31 janar masat kufizuese, çfarë i duhet shqiptarëve për të udhëtuar

 Italia zgjat deri më 31 janar masat kufizuese, çfarë i duhet shqiptarëve për të udhëtuar

Italia ka vendosur të zgjasë më tutje masat kufizuese anti-Covid për Shqipërinë, deri më 31 janar të vitit 2022.

Lajmin e ka përcjellë Ministria për Evropën e Punës e Jashtme, e cila njofton se shtetasit shqiptarë që do të duan të udhëtojnë drejt Italisë, mund të shkojnë për motive të caktuara e specifike (shiko më poshtë).

Autoritetet italiane do të kërkojnë plotësimin e formularit të pasagjerit (PLF- Passenger Locator Form), një tampon negativ PCR ose antigen; ose dokumentin e vaksinimit (ato vaksina të cilat janë të njohura nga EMA).

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Itali kanë vendosur zgjatjen e masave, për shkak të pandemisë COVID-19, deri më 31 janar 2022.

Për personat që hyjnë në Itali, nga një vend i BE, është i detyrueshëm tamponi negativ PCR. Ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 5 ditore dhe tamponi negativ.

Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Itali, për motive të caktuara :

1. Pune

2. Shëndeti,

3. Studimi,

4. Urgjence,

5. Persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,

6. Familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,

7. Personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezidentë në Itali,

8. Sportistë, teknikë, gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:

1. Formulari “Passenger Locator Form” në format digjital ose në kopje fizike

https://app.euplf.eu/

2. Testi me rezultat negativ molekular (PCR) të kryer 72 orë përpara udhëtimit ose test antigjenik 24 orë përpara udjëtimit.

3. Qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form” .

Rregullat e mësipërme për udhëtimet janë të vlefshme deri më 31 janar 2022 ndërsa gjendja e jashtëzakonshme kombëtare në Itali, deri më 31 mars 2022.”-njofton Ministria e Jashtme.