Dikur zonë e gjelbëruar… pamjet, ja se çfarë bën një vullkan në tre muaj kohë

 Dikur zonë e gjelbëruar… pamjet, ja se çfarë bën një vullkan në tre muaj kohë

Pas tre muajsh aktiviteti vullkanik, ‘Cumbre Vieja’, vullkani në La Palma të Spanjës, duket se ka rënë në ‘qetësi’.

Edhe pse tashmë në ishull nuk ka shpërthime vullkanike, ekspertët ende nuk janë të bindur se gjithçka ka mbaruar.

Media e huaj ka përcjellë disa foto, të gjendjes në të cilën ka lënë vullkani ishullin e banuar. Fotot e shkrepura nga fotografi Jorge Guerrero( AFP / Getty) tregojnë për një vend që deri dje ishte i gjelbër e i mbuluar në bimësi… ndërsa sot gjen vetëm duna të errëta.