Pamjet, përmbytjet mbulojnë në ujë qytezën! Fqinjët ndihmojnë njëri- tjetrin me ushqime

 Pamjet, përmbytjet mbulojnë në ujë qytezën! Fqinjët ndihmojnë njëri- tjetrin me ushqime

Pas javësh me reshje të dendura të cilat tejmbushën lumenjtë, dy diga kanë shpërthyer në Bahia (Brazil), duke mbuluar në ujë qytezat përreth

Veçanërisht në qytetin e Itabuna-s, njerëzit atje janë detyruar të përdorin kanoe, gomone apo varka për të dalë nga shtëpia. Shumë prej tyre kanë ndihmuar njëri- tjetrin me ushqime, pasi jo të gjithë banorët kanë patur mundësinë që të mund të dalin prej shtëpive komplet të përmbytura nga uji.

BBC ka përcjellë disa pamje, ku tregon shkallën e shkatërrimit që kanë sjellë përmbytjet, ndërsa qytetarët shprehen se nuk kishin parë kurrë një katastrofë të tillë. Madje njëri prej banorëve të Itabuna-s tregoi momentin kur erdhi vala e ujit.

“Atje më tutje ka patur një urë, është një çmenduri. Atje tani duket si një det. Bëheshin dallgë më shumë se 2 metra të larta”