Francë- Gjermani, një autogol i jep fitoren ‘Gjelave’

 Francë- Gjermani, një autogol i jep fitoren ‘Gjelave’

Ndeshja e shumëpritur mes Gjermanisë e Francës u vulos nga një autogol i mbrojtjes gjermane.

Kësisoj ‘gjelat’ arritën të marrin një trepikësh të rëndësishëm në grupin F, një prej grupeve më të forta në këtë Euro 2020. (Franca, Gjermania, Portugalia, Hungaria).

Autogoli që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 20’. Mats Hummels ishte protagonisti.

Në pjesën e dytë të ndeshjes Franca shënoi dy gola përmes Mbappe e Benzema, por të dy rastet u regjistruan offside, kësisoj duke u anuluar. Ndeshja mes Francës e Gjemanisë nisi dhe përfundoi në tërësi si e barabartë, ndërsa ‘gjelat’ mbrojtën mirë portën e tyre.