Golat e ndeshjes, Portugalia shkatërron në minutat e fundit Hungarinë!

 Golat e ndeshjes, Portugalia shkatërron në minutat e fundit Hungarinë!

Portugali Hungari ka përfunduar me rezultatin 3 me zero për iberikët, ndërsa ylli i skuadrës Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në minutat e fundit të ndeshjes.

Në tërësi ndeshja u dominua nga portugezët, teksa në fundin e pjesës së parë, Ronaldo humbi një gol të pastër përpara portierit.

Ishte fundi i pjesës së dytë momenti kur ndeshja u zhbllokua falë një goli të mbrojtësit të majtë të Portugalisë, Guerrero.

Portugalia shkoi në avantazh në minutën e 84’ dhe më tutje brenda 5 minutash, CR7 shkëlqeu, me një penallti në minutën e 87’ dhe një gol në minutën e shtesës, në të 93-tën.

Përveçse dy golave, për Ronaldon ishte një ditë rekordesh kjo e martë e Euro 2020. Me paraqitjen e sotme Ronaldo bëhet futbollisti i parë që merr pjesë në 5 kampionate europiane dhe i pari që ka shënuar 11 gola (9 ka shënuar Platini) në këtë kompeticion.