Një histori e trishtë, 10 vjeçari humb jetën për të shpëtuar nga mbytja motrën 5 vjeçe

 Një histori e trishtë, 10 vjeçari humb jetën për të shpëtuar nga mbytja motrën 5 vjeçe

“Ai ishte bujar, i sjellshëm dhe i veçantë, në aq shumë mënyra saqë unë s’di t’i them… për mua ishte gjithçka”

Këto ishin fjalët e një babai, që humbi djalin e tij 10 vjeçar. Riki (Ricky) Sneve u gjet i pajetë në lumin Siuks nga polumbarët të shtunën që lamë pas, pas disa orësh kërkime.

10 vjeçari kishte shkuar në lumë me të atin, vëllezërit dhe motrat e tij. Tre prej fëmijëve ranë aksidentalisht në ujë. Nëna e 10 vjeçarit u shpreh se “tre fëmijë ranë në ujë. Babai i tyre u hodh për të shpëtuar dy, ndërsa Riki për të shpëtuar motrën 5 vjeçe”

Riki arriti të nxjerrë pranë bregut të motrën, por forcat e lanë dhe u mbyt në ujë. Kur i ati arriti të nxjerrë dy fëmijët e tjerë, nuk e pa më të birin.

“Shpëtoi jetën e të motrën dhe humbi të vetën”-tha babai i vogëlushit të ndjerë.