Gjendet i pajetë një 40 vjeçar në Tiranë, kishte hyrë në kabinën elektrike për të pushuar

 Gjendet i pajetë një 40 vjeçar në Tiranë, kishte hyrë në kabinën elektrike për të pushuar

Një 40 vjeçar është gjetur i pajetë këtë të dielë brenda një kabine elektrike në Tiranë. Policia njoftoi se burri u gjet pa shenja jete nga disa punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE)

Siç shpjegoi policia, 40 vjeçari kishte hyrë në një kabinë elektrike me qëllimin për të gjetur një strehë për të pushuar, por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:00, në rrugën “Babë Rexha” është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, brenda kabinës elektrike, pa shenja jete shtetasi H. N, rreth 40 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.