Gjesti i bukur i një gruaje që shet rroba të përdorura në treg! Gjen 5 mijë euro dhe…

 Gjesti i bukur i një gruaje që shet rroba të përdorura në treg! Gjen 5 mijë euro dhe…

Një grua në moshë e cila shet rroba të përdorura në një treg, ka tërhequr vëmendjen e mediave pas një gjesti të rrallë.

Ajo ka gjetur në xhepin e një veshje që kishte marrë për të tregtuar afro 5 mijë euro dhe ka vendosur që paratë t’i dorëzojë në polici, për t’ju gjendur i zoti.

Kur media e pyeti se përse bëri këtë veprim, gruaja është përgjigjur thjeshtë:

“Nuk mund të mbaja diçka që nuk është e imja”

Paratë i janë dorëzuar policisë por deri më tani askush nuk i ka tërhequr. Gruaja kërkoi që nëse i zoti i rrobës ku ajo gjeti paratë nuk paraqitet në polici, atëherë paratë të shkojnë për bamirësi.