Gjithçka e shkrumbuar, njerëz në lot! Pamjet, çfarë mbeti pas tragjedisë në Tetovë

 Gjithçka e shkrumbuar, njerëz në lot! Pamjet, çfarë mbeti pas tragjedisë në Tetovë

Ishte ora 21:02 minuta kur në spitalin modular të Tetovës flakët kapluan kudo objektet e ngritura për trajtimin e pacientëve me Covid.

Flakët u shpërndanë menjëherë e dogjën me shpejtësi të gjithë spitalin modular. Si pasojë e zjarrit, 14 persona humbën jetën.

Prapa tragjedisë mbeti një zonë e shkretuar nga flakët. Pak minuta pas ngjarjes tragjike erdhën shumë qytetarë, e shumë prej tyre familjarë të pacientëve të shtruar atje.