Gjyshi merr mbesën e gabuar nga çerdhja… nëna e fëmijës njofton policinë pas frikës së rrëmbimit

 Gjyshi merr mbesën e gabuar nga çerdhja… nëna e fëmijës njofton policinë pas frikës së rrëmbimit

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Italinë fqinje. Një burrë në moshë të thyer ka shkuar të marrë mbesën në kopësht.

Pa e ditur se i ishe drejtuar derës së çerdhes, i moshuari ka marrë me vete një 2 vjeçare. Mbesa e tij, dy vite më e madhe, po priste ndërkohë në kopshtin ngjitur.

Pak momente më vonë në çerdhe ka mbërritur nëna e 2 vjeçares, e cila nuk ka gjetur të bijën. E frikësuar për një rrëmbim të mundshëm të së bijës, ka marrë policinë.

“Më ra bota në kokë, mendova se e kishin rrëmbyer. Mora në telefon policinë”-thotë gruaja për median italiane.

Pas rreth gjysëm ore, i moshuari e ka kuptuar se ka marrë gabimisht një tjetër fëmijë dhe është kthyer menjëherë për të kthyer vajzën.

Sipas medias italiane, rezultonte se të dyja vajzat (pavarësisht se kishin diferencë në moshë) kishin të njëjtin emër dhe gabimisht ishin ngatërruar nga punonjësit e kopshtit.

Një procedim penal nisi për një edukatore e rojen e institucionit që lejuan që i moshuari të merrte një tjetër fëmijë.