“E rrahu, shikojeni në çfarë gjendje është” Një grua dhunohet nga i shoqi në Tiranë

 “E rrahu, shikojeni në çfarë gjendje është” Një grua dhunohet nga i shoqi në Tiranë

Një ngjarje e shëmtuar, ka ndodhur në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku një 40 vjeçar ka rrahur të shoqen, e cila kishte në krahë dy fëmijët e saj dhe kishte dalë për të lypur.

Sipas raportimit të qytetarëve, të cilët kanë parë momentet e dhunës, 40 vjeçari e ka rrahur bashkëjetuesen për motive banale.

Gruaja është dërguar në spital, ndërsa më vonë policia ka vënë në pranga burrin. Në media u përcoll dhe kjo video, ku një qytetare tregon:

“E mori, e rrahu, e dhunoi, i mori lekët me dy fëmijë të vegjël, shiheni si është, në çfarë gjendje”

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, vihet në pranga 40-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në kushtet e flagrancës të shtetasit S. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e Kavajës, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.