Momentet kur oficeri i policisë largon dy fëmijë nga shpërthimi në flakë i një godine

 Momentet kur oficeri i policisë largon dy fëmijë nga shpërthimi në flakë i një godine

median e huaj kanë qarkulluar pamjet e një oficeri policie i cili ka rrezikuar, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ndërsa prapa kraëve të tij një godinë është përfshirë nga flakët dhe tymi.

Ngjarja ka ndodhur në Londër ditën e djeshme, ndërsa qytetarët filmuan një shpërthim të fuqishëm në një godinë në pjesën lindore të kryeqytetit, ku ndodhet dhe një stacion treni (Elephant and Catle station).

Si pasojë e zjarrit, tre biznese atje u ndezën nga flakët dhe 4 makina po ashtu. 6 njerëz u lënduan dhe njëri u dërgua në spital. Zjarrfikësve iu deshën disa orë për të shuar flakët, ndërsa ky është momenti i shpërthimit të fuqishëm.