Gruaja i dhuron veshkën ish të shoqes së burrit… dy ditë pasi u martua

 Gruaja i dhuron veshkën ish të shoqes së burrit… dy ditë pasi u martua

AP Photo/John Raoux

10 vite pas takimit të tyre të parë, Debi Neill Strikland vendosi vellon e nusërisë dhe martoi njeriun që dashuronte. Dy ditë më pas, vendosi ‘fustanin’ e spitalit dhe i dhuroi veshkën e saj Meilin Merth-it, ish gruaja e të shoqit të saj.

Një histori e pazakontë? E vërtetë. Por historia e Xhim Merth-it dhe dy “grave” të jetës së tij, është në fakt një testament që tregon sesi dhembshuria e dashuria mund të triumfojnë mbi dasitë.

Meilin lart, Debi dhe Xhim krah per krah/ AP Photo/John Raoux

Meilin, 59 vjeçare, prej kohësh vuante nga një sëmundje në veshka. Vitin e fundit jeta e saj kishte rënë në një qerthull të errët. Ishte drejt fundit. Kur u shtrua në spital nëntorin e vitit të kaluar, vetëm 8% e veshkave i punonin.

Vëllai i Meilin doli vullnetar për t’i dhuruar veshkën e tij, por nuk mundej pasi veshkat e të dyve nuk përputheshin.

Xhimi dhe Meilin kishin thuajse dy dekada që ishin divorcuar. Ama së bashku kishin patur një relatë fare normale dhe… dy fëmijë për të rritur.

Vite pas ndarjes, Xhimi u dashurua me Debin, 56 vjeçare. Debi dhe Meilin njiheshin mes tyre, por nuk ishin shoqe të ngushta…

Debi kishte mësuar se ish- gruaja e burrit të saj së shpejti do të bëhej gjyshe. Vajza e Meilin dhe Xhim ishte shtatzënë.

“E imagjinova momentin kur vajza do të sillte në jetë foshnjen e saj…dhe nëna e vet s’do të mund të ishte atje. Unë vetë s’mund të rrija pa bërë një tentativë për ta ndryshuar këtë fakt.”

Kështu 56 vjeçarja kryen analizat. Veshka e saj përputhet me atë të Meilin. Por operacioni ishte vendosur dy ditë pas martesës së Debit. Ajo vetë deshi ta shtynte martesën edhe pse e kishte pritur 10 vite atë. Por familjarët e miqtë e saj ia ‘ndërruan mendjen’ dhe Debi u martua.

Dy ditë më pas shkoi në spital dhe hyri në sallën e operimit për të hequr veshkën e saj dhe për t’ja dhuruar Meilin. Operacioni shkoi mirë dhe tani Meilin mund të jetojë e qetë, duke e ditur se do të shohë nipërit e mbesat… ndërsa Debi, do të jetojë jetën e saj me njeriun e zemrës.

Artikulli u botua nga Associated Press/ Përshtari Shqiptarët për Shqiptarët.info