Gruaja në moshë kapet duke vjedhur… kur policët mësojnë historinë e saj përloten

 Gruaja në moshë kapet duke vjedhur… kur policët mësojnë historinë e saj përloten

Një grua në moshë u ndalua nga punonjësit e sigurisë së një supermarketi, pas orvatjes së saj për t’u larguar nga dyqani pa paguar disa ushqime.

Ngjarja ndodhi në Italinë fqinje pak ditë më parë, ndërsa media raportoi se 64 vjeçarja ishte pikasur nga punonjësit në tentativë për të ikur pa i paguar ushqimet. Siç ndodh në të tilla raste, punonjësit e marketit njoftojnë policinë e cila mbërrin në vendin e ngjarjes.

Oficerët e pyesin gruan se përse e kishte kryer një gjest të tillë të shëmtuar.

64 vjeçarja u shpjegoi se jetonte në skamje të madhe. Ishte e pasiguruar dhe nuk kishte mundësi të mbante me ushqim djalin e saj me aftësi të kufizuara. Në të tilla kushte, kishte vendosur të merrte mbi ndërgjegje aktin e gabuar, për të çuar ushqim për të birin.

Të prekur nga rrëfimi i saj, karabinierët vendosën të bëjnë një gjest fisnik. I thanë gruas që t’i merrte ato ushqime, pasi faturën do t’ja paguanin ata.