Gruaja shpërthen në lot, teksa përqafon për herë të parë pas 50 vitesh nënën biologjike

 Gruaja shpërthen në lot, teksa përqafon për herë të parë pas 50 vitesh nënën biologjike

Një grua ka mundur të bashkohet për herë të parë me nënën e saj biologjike, pas 50 vitesh. Pamje emocionuese, u transmetuan në një program në Britani dhe në media

Lisa Filips, 51 vjeçe, u rrit nga një familje e cila e adoptoi. Nëna e vërtetë e Lisës, Suzan, e dha për birësim të bijën kur ishte 19 vjeçe.

Sot Suzan është 71 vjeçe. Kur mësoi se ishte shtatzënë, jetonte në një shtëpi fare të vogël me prindërit dhe vëllezërit e motrat. Familja e tyre nuk kishte asnjë mundësi ekonomike dhe në atë kohë vendosi që ta japë fëmijën e 19 vjeçares për adoptim, me shpresën se do të kishte një jetë më të mirë.

Vitin që lamë pas, Lisa vendosi të kontaktojë me programin (Long Lost Family) për të bërë të mundur gjetjen e nënës së saj biologjike.

Programi ka mundur të gjejë të moshuarën, ndërsa përpara takimit të tyre, 71 vjeçarja tha fjalë përlotëse.

“Dua t’i them Lisës se ka qenë përherë në mendjen time, për 50 vite me radhë. Dua ta përqafoj dhe t’i them sesa shumë e dua. Kurrë nuk e mendoja se kjo ditë do të vinte, është një mrekulli”.

71 vjeçarja e priti të bijën në një hotel në Londër. Të dyja përqafohen të përlotura, një moment me të vërtetë magjepsës.

Nëna e moshuar i tregon të bijës ditës pas lindjes.

“Të kisha në shtëpi për 10 ditë. Dhe për ato 10 ditë nuk flija thuajse fare. Të shikoja ty dhe mendoja, është vajza ime. Dhe në ditën kur erdhën për të të marrë, m’u thye shpirti. Shpresoj të mos mendosh se doja të të braktisja”

“Kurrë nuk e kam menduar se ke dashur të më braktisësh”-i thotë e bija nënës.