Guximi i një nëne! Gruaja shuan zjarrin në bombulën e gazit, shpëton familjen e saj

 Guximi i një nëne! Gruaja shuan zjarrin në bombulën e gazit, shpëton familjen e saj

Ishte një ditë e zakonshme pune. Kjo grua në moshë po bëhej gati për të gatuar ushqimet në biznesin e saj familjar.

I biri sapo kishte ndërruar bombulën e gazit, por mesa duket valvula nuk ishte shtrënguar siç duhet pasi në pak sekonda, flakë shpërthejnë nga bombula.

Gruaja në moshë fillimisht trembet, por më tutje merr guximin e nis të shuajë flakët. Pas disa momentesh, gruaja arrin të fikë zjarrin, duke shpëtuar familjarët. Mrekullisht bombula nuk shpërtheu, falë edhe ndërhyrjes së shpejtë të gruas.