Harta inferaktive, i ftohtë polar përgjatë gjithë javës

 Harta inferaktive, i ftohtë polar përgjatë gjithë javës

Edhe kjo javë do të shoqërohet me temperatura të ulëta dhe të ftohtë polar në thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë. Temperaturat do të luhaten nga minus 6 gradë celcius në zonat malore deri në 13 gradë celcius.

Për shkak të motit të kthjellët dhe erës, i ftohti do të ndihet më shumë, veçanërisht gjatë pasdites e natës, kohë kur temperaturat do t’i afrohen zero gradëve nëpër qytetet e Shqipërisë.

Ndryshim do të ketë përgjatë fundjavës, ku pritet të ketë reshje shiu e dëbore në disa zona të vendit.