“S’ka më mirë sesa të gëzosh fëmijët” Shembulli i punëtorëve për të lumturuar familjet në nevojë

 “S’ka më mirë sesa të gëzosh fëmijët” Shembulli i punëtorëve për të lumturuar familjet në nevojë

“Është një ndjesi shumë e bukur, të dish se do të gëzosh shumë fëmijë”

Kështu thotë një burrë në moshë, i cili së bashku me një grup kolegësh të tjerë, kanë vendosur t’i dhurojnë paratë e fituara me punë, për të blerë sa më shumë dhurata për fëmijët e familjeve në nevojë.

Këta burra, kopshtarë, zanatçinj e zdruktharë, u mblodhën së bashku për të ndërtuar sa më shumë pemë të vitit të ri. Pemët i bënë falë ristelave dhe të gjitha fitimet që mblodhën, vendosën t’i shpenzojnë për t’u blerë dhurata fëmijëve që nuk do të kenë mundësinë ta kenë një lodër gjatë festave.

“Ne po i harxhojmë të gjitha paratë që arritëm të mbledhin duke shitur pemët e Vitit të Ri. Po mundohemi të mbushim sa më shumë karroca (të marketit) me lodra, për të bërë të lumtur sa më shumë fëmijë gjatë festave”-tha Nathan.

Është diçka e mrekullueshme. E nisëm me diçka të thjeshtë. Është bukur kur jep diçka mbrapsht. Shumë nga këto lodra që blemë sot do doja vetë t’i hapja kutitë nëse do të isha fëmijë”-thotë Martin Fletcher.

Të gjitha lodrat e blera do t’i shkojnë një fondacioni bamirësie, i cili do t’jua shpërndajë familjeve nevojtare që kanë fëmijë. Shikoni videon, e përcjellë nga BBC.