Pamjet, shpërthim i fuqishëm në Vlorë! Një person i plagosur rëndë

 Pamjet, shpërthim i fuqishëm në Vlorë! Një person i plagosur rëndë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë pasdite në zonën e Lungomares në Vlorë.

Një i ri, rreth moshës 30 vjeçare, është plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit, i ndodhur poshtë një pallati në lagjen ’10 korriku’.

“Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10,  në lagjen “10 Korriku”,  jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar  shtetasi I.S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

 Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia në lidhje me rastin.