Hetimi për aksidentin me 45 viktima drejt përfundimit, çfarë deklaron zyrtari i lartë bullgar

 Hetimi për aksidentin me 45 viktima drejt përfundimit, çfarë deklaron zyrtari i lartë bullgar

Hetimi për aksidentin tragjik në autostradën ‘Struma’ në Bullgari, atje ku humbën jetën 45 persona, është drejt përfundimit.

Në një prononcim për televizionin nacional BNT, shefi i Shërbimit Hetues Nacional Bullgar Borislav Sarafov, deklaroi se rezultatet përfundimtare pritet të dalin para datës 25 dhjetor.

Sarafov bëri publike disa të dhëna, që tregojnë se shpejtësia e autobusit ka qenë relavisht e lartë me kushtet në rrugë, ndërsa në natën e tragjedisë ka patur reshje shiu dhe aksi rrugor ka qenë i lagësht.

“Hetimet janë në fazën e fundit. Po presim edhe rezultatet e tre ekzaminime, ndoshta do të jenë gati para Krishtlindjeve. Autobusi ishte ngjitur me bankinën. Ekzistojnë dy kategori të shpejtësisë së lejuar dhe të përshtatshme. Ne kemi një ide për shpejtësinë, por do të presim të shohim se çfarë thonë ekspertët e makinave. Shpejtësia është mjaft e paqëndrueshme, janë kapërcyer 90 kilometrat në orë.“-tha Sarafov.

Ai shtoi gjithashtu se sinjalistika rrugore ka kontribuar në aksident, por si shpejtësia e lartë e automjetit.

Deri tani hetimi tregon se autobusi ende për arsye të panjohura  ka shkuar në të djathtë dhe ka goditur bankinat, që e ndajnë hapësirën për pushim nga autostrada. Si pasojë e përplasjes mendohet se është shpuar rezervuari i karburantit, i cili ka sjellë dhe flakët, ndërsa automjeti ka mbetur ndërmjet bankinave që ndajnë dy korsitë e autostradës.

Kujtojmë se tragjedia në Bullgari ndodhi më 23 nëntor dhe ishte një ndër aksidentet më të rënda të ndodhura në mbarë Evropën.