Historia e një 18 vjeçari që kërkon t’i mësojë një model yjeve të futbollit

 Historia e një 18 vjeçari që kërkon t’i mësojë një model yjeve të futbollit

Një futbollist amator nga Kenia po tenton të tërheqë vëmendjen e yjeve të futbollit si Ronaldo, Messi apo Neymar, duke treguar për gjestin e tij në të mirë të natyrës e njerëzve. Sa herë që Lesein Mutunkei shënon një gol, i vendos për detyrë vetes që të mbjellë 11 fidanë të rinj, një numër që përfaqëson të gjithë lojtarët e një skuadrë.

CNN i kushtoi një artikull historisë të riut, i cili kujton se ideja për të mbjellë pemë i lindi natyrshëm falë modelit që i kishin mësuar prindërit.

Ai tregoi se natyra e pemët nisën t’i pëlqejnë qëkur ishte fëmijë. Sa herë që familja e tij festonte diçka të bukur apo me rëndësi, ata mbillnin një fidan. Ky model e shtyu të riun që të lidhte përherë gëzimin apo diçka të mirë me mbjelljen e një fidani apo peme.

Më vonë futbollisti mësoi për Maathai-in, afrikanen e parë grua që fitoi Nobelin e Paqes vite më parë. Kjo e fundit ndër të tjera, ndihmoi vendin e saj duke mbjellë përgjatë viteve përmes një fondacioni, 51 milionë pemë.