Historia prekëse e një nëne, që punon në ndërtim për të paguar mjekimet e të birit

 Historia prekëse e një nëne, që punon në ndërtim për të paguar mjekimet e të birit

Djali i saj ka një sëmundje të rrallë, një pjesë e zorrëve të tij ndodhen jashtë trupit. Enkelejda quhet nëna e këtij djali 15 vjeçar dhe të dy jetojnë në Londër të Britanisë prej disa vitesh.

Enkelejda e tregoi historinë e saj në një intervistë për Top Channel, ku rrëfeu se i biri i është nënshtruar mbi 40 ndërhyrjeve në trup dhe për tre javë ka qëndruar në koma. Djali i Enkelejdës quhet Alonso dhe lufta për ta mbajtur djalin e saj mirë me shëndet, vijon të jetë misioni i saj i përditshëm

“Tre javë e gjysëm qëndroi në koma. Ishte e habitshme, sesi djali shpëtoi nga ajo gjendje. Ish= partneri im jetonte në Londër para 17 vitesh, kur kam ardhur këtu.

Kur isha 12 javëshe shtatzënë, mjekët zbuluan se djali kishte zorrët jashtë trupit. Fillimisht më thanë se do të ishte një operim i thjeshtë për djalin. Por nuk shkoi ashtu. Fillimisht djali ushqehej vetëm me serum përmes një tubi. Tubi shumë shpesh u infektonte dhe kjo e çdoi në koma. Aty djali humbi gishtat. Ka qenë 5 vjeç kur ra në komën e parë. Unë isha e ndarë në atë kohë nga ish i shoqi.

Jo të gjithë mund ta përballojnë spitalin e një situatë të tillë. Ai nuk e përballonte dot gjendjen e çunit dhe krijoi ato moskuptimet, mes nesh. Isha shumë e përkushtuar ndaj djalit, e kështu nuk shkoi mirë mes nesh. Ai nuk ishte i gatshëm të rrinte për djalin, për operacionet, etj.

Kur u ndava nga ish i shoqi, djali më kërkonte patate të skuqura. Nuk kisha asnjë paund me ia ble dhe ajo histori më ka mbetur gjatë gjithë jetës. As për autobus nuk kisha para. Shpesh herë më kanë ndihmuar infermiret tek spitali, se herë rrija 48 orë pa bukë.

Fatmirësisht jam me fat duke qenë në këtë shtet. Ndihma e infermierëve, që na lidhën me disa organizata bamirësie. Ato më dhanë një shtëpi shteti. Unë punoja kudo të gjeja, në restorant, pastruese. Me ditë, sepse isha nëpër spitale me djalin.

Shkollën e kam mbaruar për ndërtim këtu.  Duke qenë nënë e vetme, e kisha forcën. Fillova shkollën dhe e mbarova për 6 muaj atë që ishte për 3 vjet. Isha e vetmja femër dhe nuk u dorëzova. E gjeta forcën tek vetja dhe tek djali im që donte të jetonte. I falenderoj ata shqiptarë që në ndërtim më kanë ndihmuar, duke më dhënë eksperiencën e punës.“-tha Enkelejda, shqiptare e Mirditës.