Historia prekëse, i moshuari shpërthen në lot! Një grup studentësh i rindërton të gjithë shtëpinë

 Historia prekëse, i moshuari shpërthen në lot! Një grup studentësh i rindërton të gjithë shtëpinë

Prej mëse një viti në shtëpinë e tij të vogël nuk kishte drita. Jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike, pavarësisht se ishte një ish veteran lufte, një njeri që kishte dhënë për vendin e tij.

Por gjithçka ndryshoi kur një grup studentësh mësuan për historinë e tij të trishtë dhe vendosën të bëjnë gjithçka për t’ja ndryshuar jetën. Komuniteti ndihmoi, dikush me të holla, dikush duke dhuruar diçka dhe brenda 56 ditëshe, shtëpia e re për të moshuarin u bë gati.

Një moment mjaft prekës kur i moshuari 77 vjeçar sheh për herë të parë shtëpinë, ndërsa nuk i mban dot loët.

“Kurrë nuk e besoja se mund të ndodhte diçka e tillë.”-thotë i moshuari, ndërsa të rinjtë e mirpresin të gjithë duke i thënë “mirëse erdhe në shtëpinë tënde të re”