Humbi këmbën e dorën kur ishte 14 vjeç! Historia prekëse e çiklistit që fitoi 6 medalje olimpike

 Humbi këmbën e dorën kur ishte 14 vjeç! Historia prekëse e çiklistit që fitoi 6 medalje olimpike

Ky burrë në foton e mësipërme është spanjoll dhe quhet Juan Jose Mendez.

Sportin e çiklizmit e nisi kur ishte 14 vjeçar, por në vitin 1992 ai pësoi një aksident me motorr që ia ndryshoi jetën.

“Klinikisht isha i vdekur. Qëndrova në koma për 20 ditë. Kur u zgjova, nuk e kuptova se më mungonte një këmbë dhe një dorë. E kuptova kur u ngrita. Pas një periudhë dëshpërimi, vendosa se duhej të pranoja fatin tim dhe pikë. Vetes i thashë se duhej të vazhdoja jetën, të bëja çiklizëm”kujton Juan ose “Juanjo”, siç e njohin miqtë e tij.

U deshën dy vite që ai të mund të udhëtonte sërish me biçikletë. Dhe në 17 vitet e ardhshme të jetës së tij, ai është kthyer në një kampion ndërkombëtar në çiklizmin paralimpik. Po ashtu drejton dhe një klub çiklizmi, i quajtur ‘Pirates’ (Piratët).

“Nuk kemi ndonjë ndryshim nga klubet e tjera të çiklizmit, e vetmja që mund të na dallojë është energjia e mirë që kemi mes nesh.”-shton Juanjo.

Dhe tek klubi i ‘Piratëve’ çiklizmi merret seriozisht. Nuk është shaka apo diçka për të shtyrë kohën.

“Motivimi është gjëja më e rëndësishme. Stërvitemi përditë dhe shumë njerëz që na kanë parë kanë vendosur që t’i hyjnë trajnimit që bëjmë. Shpresoj të motivoj sa më shumë njerëz, që të dalin nga shtëpitë e tyre dhe të bëjnë një xhiro me biçikletë”– tha Juanjo në një intervistë.

Bernat quhet trajneri që stërvit Juanjon dhe është personi që e di më së miri se  çfarë vullneti ka ky çiklist.

“E kam njohur Juanjon qëkur ka qenë fëmijë. Kur unë isha 13 vjeç, ishte ai që më mësoi sesi t’i jepja biçikletës. Kemi qëndruar bashkë, miq gjatë gjithë jetë sonë. E pas aksidentit të tij, ne donim vetëm t’i jepnim biçikletës. Kurrë nuk e kishim imagjinuar se do të arrinim në kompeticionet e garat ndërkombëtare për shkak të aksidentit që i ndodhi Juanjos.

Për 4-5 vitet e fundit, i kam thënë mikut tim se e ka arritur tashmë majën dhe se në moshën e tij nuk do të mund të bëhet dot më i shpejtë se ç’është… por ky njeri vazhdon të më provojë të kundërtën, vijon të bëhet edhe më i shpejtë”-tha trajneri.

Aktualisht Juanjo ka 6 medalje olimpike dhe për historinë e tij dhe të Elisës (një vajzë e cila po ashtu humbi nje këmbë gjatë një aksidenti) është bërë një dokumentar, një pjesë të së cilës, mund ta shikoni më poshtë.

Unstoppables clip #1 (English) from Unstoppables Film Group on Vimeo.