“I falenderoj dhe i kërkoj falje për gabimet!” Çfarë thonë të rinjtë, kur i pyet për nënën e babain

 “I falenderoj dhe i kërkoj falje për gabimet!” Çfarë thonë të rinjtë, kur i pyet për nënën e babain

Çfarë thotë një i ri apo e re, nëse e pyet për prindërit e tij dhe nëse mendojnë se do të mund të bëhen si ta, qoftë edhe sikur sa gjysma e nënës e babait. T7 ka publikuar disa përgjigje të të rinjve në Prishtinë e të gjithë prej tyre, thonë fjalë emocionuese.

“Më të mirët në botë. Jo vetëm të mitë, por krejt prindërit në botë. Nuk mund t’i zëvendësoj dot prindërit e mi, janë të kuptueshëm, shumë të mirë.”-thotë një djalë në moshë të re.

“S’besoj se do të isha bërë kurrë si ato. Tani për momentin jo e jo.”-thotë një tjetër.

“Janë streha e paqes, e harmonisë dhe dashurisë për mua”-tregon një tjetër i ri.

“I dua shumë dhe i falenderoj për të gjithë kujdesin që ata kanë dhënë për mua.”

“I kisha falenderuar për gjithçka që bëjnë për mua.”-tregon një vajzë.

“Unë i falenderoj dhe i kërkoj falje për problemet që mund t’kem bërë.”-tregon një i ri.

Vlera e prindit dihet. Ata duhet me i falenderu për gjithçka. Se çfarë ka bërë prindi pët ty, kurrë s’mundesh me ia kthy, por njeriu duhet të mundohet me të gjitha mundësitë.”-thotë një tjetër djalë në moshë të re, i cili në krah ka të atin.