“I shkruante çupës llafe turpi” Flet gjyshja e një prej 14 vjeçareve, që u ngacmuan nga drejtori i shkollës

 “I shkruante çupës llafe turpi” Flet gjyshja e një prej 14 vjeçareve, që u ngacmuan nga drejtori i shkollës

Ditën e djeshme drejtori 59 vjeçar i një shkolle në Pogradec ra në prangat e policisë nën akuzën e ngacmimit seksual të dy të miturave në moshën 14 vjeçare. Këtë të dielë për median është shprehur gjyshja e një prej të miturave, e cila tregoi se drejtori i ka shkruar mbesës për afro dy javë.

“I ka shkruajtur në telefon. Çupa i kishte thënë kujdestares së klasës. Çupën e kishin marrë e kishin ulur poshtë. Nuk e di ça i shkruante. Po llafe turpi gjëra kështu. Kishte dy javë që i shkruante. Prindërit i ka në Greqi. Ne kujdesemi se e kemi këtu.

Na erdhi shumë rëndë se e morën çupën pa na thënë ne. Dje na thirrën djalin. Ne nuk dalim dot përjashta. Shteti e di. Ata njerëz që bëjnë këto gjëra duhen varur. Këtë gjë dua unë. Çupa dy vjet ka që është në këtë shkollë. Se ishte në Tiranë”, thotë ajo.

Rasti i ngacmimit seksual është zbuluar nga vëllai i një prej të miturave, i cili pasi ka parë mesazhet e drejtorit në celularin e të motrës, ka denoncuar rastin. Policia në prani të psikologes ka marrë në pyetje të miturat të cilat kanë treguar se gjatë orarit të mësimit drejtori u bënte gjeste dhe pas mësimit, i dërgonte vazhdimisht mesazhe

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare”, thuhej në njoftimin e policisë.