I vrau i ati, dy të miturit shqiptarë dërgohen në banesën e fundit! Nëna s’lejon t’u vendoset mbiemri

 I vrau i ati, dy të miturit shqiptarë dërgohen në banesën e fundit! Nëna s’lejon t’u vendoset mbiemri

Dy djemtë e mitur, 11 e 13 vjeçarë, të cilët u shuan më 26 dhjetor në Gjermani nga dora e babait të tyre, janë dërguar në banesën e fundit.

Nëna e të miturve, e plagosur rëndë nga i shoqi (i cili u vetëflijua pas krimit mizor), mori pjesë në ceremoninë mortore të dy djemve të saj. Ajo vendosi që dy fëmijët e saj të varroseshin duke mbajtur vetëm emrat e tyre, por jo mbiemrin e babait, personi që i preu në mes jetën.

Lajmin për varrimin e dy fëmijëve e ka bërë të ditur për median në Kosovë, daja i tyre, i cili tregoi se në ceremoni morën pjesë qindra persona.

“Ata u varrosen nga dajat, ku të pranishëm ishin mbi 300 persona. Edhe pse kemi një kohë pandemie, i respektuam masat. Të pranishëm ishin edhe shokët e klasës së tyre, trajnerët edhe gjithë ekipi i Futbollit, dhe shumë e shumë të tjerë. Por në lamtumirën e fundit nuk mori pjesë asnjë anëtar i familjes së ngushtë Rexha”, tha daja i të ndjerëve për Sinjalin.

Nëna e të miturve ishte e pranishme në ceremoni dhe shoqërohej nga mjekët e familjes, kjo për shkak të gjendje së saj shëndetësore (kujtojmë se nëna doli nga koma në fund të muajit dhjetor).

“I kemi varrosur pa mbiemër, nëna e tyre ka dashtë ashtu”, tha daja i të ndjerëve.

Varrimi i të miturve u krye më 12 janar.