Vajza e tyre u prek nga kanceri… për 40 vite çifti i të moshuarve ndjek një kauzë të madhe

 Vajza e tyre u prek nga kanceri… për 40 vite çifti i të moshuarve ndjek një kauzë të madhe

(Image: Mark Lewis)

Mbase të gjithë ne e njohim dikë që është prekur nga sëmundja e rëndë. Por për Majkëll dhe Brixhet Lok, sëmundja e kancerit shkoi pikërisht atje ku dhemb më shumë, tek fëmija.

Ishte viti 1980, kur burrë e grua po ktheheshin me vajzën e tyre në shtëpi, pas një operimi dhe seancës së fundit të kemioterapisë.

Majkëll kujton se teksa ktheheshin në shtëpi, vajza i kishte thënë nënës

“Mami, unë jam me fat…  do doja të jepja diçka mbrapsht”

“Kjo na bëri të mendojmë”-tregoi sot Majkëll, tashmë në moshë të thyer.

E që nga ajo ditë në vitin e largët 1983, ky baba e ktheu mision të jetës së tij, bamirësinë dhe mbledhjen e sa më shumë parave për t’i dhënë në luftën për zbulimin e një kure për kancerin.

Mendoi me vete, se sikur të jetonte deri në moshën 90 vjeçare, do të mund të mblidhte plot 1 milionë paund (1.2 mln euro). Në pension, doli në moshën 60 vjeçare dhe prej afro 40 vitesh, qëllimi i tij i vetëm, ka qenë mbledhja e kursimeve dhe kryerja e çdo gjëje, që do të mund ta sillte afër qëllimit për mbledhjen e 1 milionë paundëve.

(Image: Mark Lewis)

Vitet kaluan dhe tashmë Majkëll i ka lënë të 90-tat.. Pavarësisht moshës së thyer, ai thotë se nuk ka ndërmend të ndalojë, derisa të arrijë të mbledhë 1 milionë sterlinat. Deri më tani, çifti i të moshuarve ka arritur të mbledhë 960.000 paund dhe është fare pranë objektivit.

Majkëlli tregoi se për të mbledhur para, i ka bërë të gjitha ato që janë për t’u bërë, në mënyrë të ligjshme. Nga vrapi e maratonat si evente bamirësie, evenimente golfi, mbledhja e donacioneve e deri tek përgatitja (ndër vite) e afro 2 mijë kavanozëve të mëdhenj me marmallatë, të cilat i bën dhe i shet ende sot e kësaj dite.

Ndiqeni historinë e jashtëzakonshme të këtij çifti të moshuarish, që kanë dhënë jo pak mbrapsht… ashtu siç i kërkoi vajza e tyre e vogël, afro 40 vite më parë.