“Inshallah është kjo e fundit që i ndodh Tetovës”

 “Inshallah është kjo e fundit që i ndodh Tetovës”

Dhjetëra qytetarë të Tetovës i janë bashkuar këtë të shtunë një marsimi të heshtur, në nderim të 14 viktimave që humbën jetën në zjarrin që kaploi spitalin modular të qytetit, 3 ditë më parë.

Marshi përkujtues mblodhi dhjetëra rreth tij, ndërsa qytetarët mbollën 14 pemë në përkujtim të viktimave.

a

Marshimi nisi nga sheshi ‘Iliria’ dhe vijoi deri tek vendi ku ndodhi tragjedia. Me të mbërritur atje, marshuesit ndaluan për të mbajtur një minutë heshtje

“Ishallah është kjo e fundit që i ndodh Tetovës”, u lutën marshuesit, siç raportuan median lokale.