Ishte rrëzuar e prej thuajse 3 ditësh qëndronte në tokë! Një vajzë e re i shpëton jetën të moshuarës

 Ishte rrëzuar e prej thuajse 3 ditësh qëndronte në tokë! Një vajzë e re i shpëton jetën  të moshuarës

Një vajza e re në moshë, e cila punon si postiere, ka arritur t’i shpëtojë jetën një të moshuare e cila jetonte e vetme në banesë.

Gruaja në moshën 80 vjeçare ishte rrëzuar në shtëpinë e saj dhe për plot tre ditë kishte mbetur e shtrirë në tokë, në pamundësi për t’u çuar apo për të njoftuar dikë për ndihmë.

Kajla Berrixh, postierja, kishte vënë re se letrat e postës që ajo vetë i kishte lënë në godinën ku jetonte e moshuara, nuk ishin marrë nga kutia postare. Intuitivisht, Kajla vendos të shkojë e të trokasë në derën e shtëpisë së 80 vjeçares.

“Nuk e di por kisha ndjesinë se kishte ndodhur diçka. Shkova e trokita në derën e saj”-tregoi për median e huaj e reja.

Me të parë se e moshuara nuk po hapte derën, Kalja njoftoi autoritetet. Kur këta të fundit hynë brenda shtëpisë, gjetën të moshuarën në dhomën e saj, e shtrirë në tokë, dhe e mbuluar nga një sërë sendesh që i kishin rënë përsipër.

Menjëherë gruaja u dërgua në spital, pasi dukshëm ishte e dehidratuar dhe me shenja hipotermie, që vijnë prej të ftohtit.

Fatmirësisht e moshuara nuk e rrezikon jetën dhe gjithçka falë përkujdesit të një vajze të re në moshë, që mendoi të shikonte nëse ajo ishte mirë.

“Pa asnjë dyshim, ajo vajzë i shpëtoi jetën të moshuarës”-tregoi shefi i policisë së zonës.