Itali, një 19 vjeçar shqiptar ndërron jetë në aksident

 Itali, një 19 vjeçar shqiptar ndërron jetë në aksident

Një aksident i ka marrë jetën një të riu me origjinë shqiptare në Italinë fqinje.

19 vjeçari W. Alizoti po udhëtonte me motorin e tij (skuter) në rrugën Val Tidone, kur është përplasur  me një furgon.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në afërsi të Castelnuovo-s, ndërsa media italiane saktëson se hetuesit ende nuk kanë bërë publike detaje në lidhje me dinamikën e ngjarjes.

Nga ajo që dallohet nga fotot e përcjella në media, motori i të riut ka dalë nga rruga pas përplasjes, ndërsa furgoni ka shenja të qarta në gomën e parme (në krahun e shoferit). Përplasja ka ndodhur në një kthesë të rrugës.

Mjekët e urgjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes e madje është bërë gati dhe helikopteri për ta dërguar të riun në Bolonja, por fatkeqësisht ishte shumë vonë për të shpëtuar jetën e 19 vjeçarit.