“Janë tejkaluar pritshmëritë tona” Teleskopi më i fuqishëm hapësinor sjell pamjet e para

 “Janë tejkaluar pritshmëritë tona” Teleskopi më i fuqishëm hapësinor sjell pamjet e para

Pas mëse 20 vitesh punë e një kostoje prej 10 miliardë dollarësh, teleskopi më i fuqishëm hapësinor i ndërtuar nga njeriu, ka sjellë imazhet e para të kozmosit, teksa ka “fotografuar” mbi 1 milionë kilometra larg tokës.

Teleskopi orbiton 1.5 milione kilometra larg Tokes

Inxhinierët e teleskopti James Webb thonë se të gjitha pritshmëritë e tyre janë tejkaluar, pasi performanca e teleskopit është më e mirë se çfarë ata kanë imagjinuar.

Fotoja e mëposhtme, e cila fikson një yll (i identifikuar si 2MASS J17554042+6551277) dhe disa dhjetëra galaktika, është një imazh i cili erdhi si rezultat i radhitjes perfekte të 18 pasqyrave që ka teleskopi më i fuqishëm hapësinor. Pas një pune të gjatë për kalibrimin milimetrik të të 18 pasqyrave dhe dritës së përftuar prej tyre, James Webb qe i aftë të përcillte këtë imazh të qartë të një copëze të vogël të kozmosit.

Ka ende punë për të bërë, paralajmërojnë inxhinierët që ia kanë kushtuar karrierën perfeksionimit të teleskopit, derisa ky i fundit të mund të deklarohet plotësisht operacional. Li Fejnberg (Lee Feinberg), i cili drejtoi ekipin e inxhinierëve në krijimin e elementëve optikë të teleskopit, shpjegoi se imazhi i parë i fokusuar, është thjesht fenomenal.

“Nuk shohim vetëm yllin dhe ‘gjembat’ e tij prej difraksionit të dritës, por edhe yje e galaktika të tjera, të cilat janë mjaft të fokusuar, njëlloj siç ne prisnim… kemi bërë një analizë të detajuar të imazheve që po marrim (prej teleskopit) dhe deri më tani, po gjejmë se performanca është më e mirë se parashikimet tona më optimiste”-u tha ai gazetarëve.

Ja sesi teleskopi ka arritur të krijojë imazhin e mësipërm, duke sinkronizuar elementët e tij, shpjeguar nga vetë kryeinxhinieri i optikës, pak kohë më parë.