“Je vëllai im” Gjesti i një miku për të lehtësuar shpirtin e shokut që po përballet me kancerin

 “Je vëllai im” Gjesti i një miku për të lehtësuar shpirtin e shokut që po përballet me kancerin

Përballja me një sëmundje të rëndë si kanceri është një sprovë që peshën në shpirt e ka të rëndë, për të mos folur për vuajtjet qe i sjell trupit.

E pikërisht për të treguar empati e solidaritet, ky berber në Spanjë bën një gjest mbi trupin e tij, për t’i përcjellë kolegut të punës se edhe ai po vuan shpirtërisht. Joel Ortega ishte duke qethur mikun e tij Neftali Martin, i cili po përballet me kemioterapitë.

Berberi i kishte thënë mikut të tij Neftali, që kokën do ta rruanin bashkë, derisa ai të përfundonte seancat e kemioterapisë. Dhe ashtu ndodh. Teksa po qethte Neftali-n, Joel Ortega nise të rruajë kokën e tij.

“Për mua nuk je thjesht një koleg pune, je vëllai im”-thotë berberi për kolegun që po lufton me kancerin.

Dhe të njëjtin gjest kanë bërë edhe 4 berberë të tjerë, si një shenjë e empatisë, një ndjenjë që na bën më njerëzorë