Historia e një tradite të vjetër, të paguash një “kafe pezull” për ata që nuk kanë mundësi

 Historia e një tradite të vjetër, të paguash një “kafe pezull” për ata që nuk kanë mundësi

Ka shumë rrëfime për mënyrën sesi kjo traditë nisi në Napoli të Italisë. Disa thonë se nisi nga një grup të pasurish në shekullin e XIX pas një dite të gëzuar, por të gjithë bien dakord se gjatë Luftës së Dytë Botërore, tradita i ‘mbeti’ një kafeneje të vjetër.

Në kohë shumë të vështira, njerëzit shkonin për të marrë një kafe dhe paguanin për dy, një për veten dhe një për dikë që s’mund të paguante.

Dhe kjo traditë ka mbetur sot e kësaj dite në kafen ‘Gabrinus’ në Napoli, ku njerëzit mund të porosisin kafe për veten dhe të paguajnë për një të varfër po ashtu. Kësisoj ai/ajo që nuk kishte para, mund të shkonte në kafene dhe të pyeste nëse kishte ndonjë kafe ‘të lënë pezull’ (Caffe Sospeso).

“Traditën na e kanë lënë prindërit dhe gjyshërit”-tregonte një prej pronarëve të lokalit.

Kjo traditë është shpërndarë në të gjithë Italinë dhe botën, si një akt apo gjest që promovon humanizmin.