Jeta e dy të rinjve e këputur në mes, si ndodhi aksidenti tragjik në Lezhë
Një aksident tragjik ndodhi në orët e mbrëmjes në rrugën e Tales në Lezhë, ku për pasojë ndërruan jetë dy të rinj.
Viktimë e aksidentit mbetën një 24 vjeçar i identifikuar si Kristjan Magjuni si dhe e fejuara e të vëllait.
Të dy të rinjtë udhëtonin në një makinë “Peugeot” në momentin kur 24 vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
Sipas të dhënave paraprake, i riu ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi, pasi muri rrethues është çarë tej për tej nga makina. Siç duket edhe nga pamjet, rruga nuk është e ndriçuar, duke lënë dyshime se edhe ky faktor mund të ketë sjellë humbjen e kontrollit të automjetit.
“Në rrugën e Talës, Lezhë, automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.