“Ju lutem nuk i dua paratë, blijini një lodër fëmijës tuaj” Gjesti i taksistit bëhet viral në rrjet

 “Ju lutem nuk i dua paratë, blijini një lodër fëmijës tuaj”  Gjesti i taksistit bëhet viral në rrjet

Një gjest mirësie nuk është asnjëherë i parëndësishëm, sado i vogël qoftë.

Nën këtë shembull, një shofer taksie është bërë viral në rrjetin social e në median britanike, për gjestin e tij. Në taksi po dërgonte drejt spitalit prindërit e një fëmije të sëmurë dhe me të mbërritur atje, refuzoi t’i marrë paratë e udhëtimit.

“Nuk i dua paratë, udhëtimin e keni falas, nuk mund t’i marr para një njeriu që po dërgon fëmijën në spital. Mbajini ato dhe blijini një lodër fëmijës… nëse mbeteni këtu (në spital) dhe ju duhet një rruge, ju lutem më telefononi” dëgjohet teksa i thotë taksisti prindërve.

“Kam patur kaq shumë komente e mesazhe të njerëzve, të cilët më thanë që ishte një gjë shumë e bukur, të përhapësh pozitivitet e mirësi… shpresoj që këto sjellje të jenë ‘ngjitëse’ dhe gjithkush të mund të dojë për të bërë mirë për tjerët”-tregoi taksisti.