Temperaturat deri në 28 °C këtë të shtunë në Shqipëri

 Temperaturat deri në 28 °C këtë të shtunë në Shqipëri

Duket se kjo e shtunë do të karakterizohet nga një mot ‘veror’ edhe pse reshjet e shiut nuk do të mungojnë në disa zona të Shqipërisë. Sipas MeteoAlb, në orët e paradites do të dominojë një mot i kthjellët, ndërsa temperaturat do të luhaten mes 9 deri në 28 gradë celcius.

Në orët e pasdites priten vranësira ndërsa reshjet do të prekin veriun e vendit. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjell në det dallgëzim 3 ballë.

Më poshtë parashikimi sipas MeteoAlb në:

Kosova

Kosova parashikohet që të jetë në dominimine motit të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të ditës, duke sjell në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. POR vranësirat pitet të shtohen në intervale të shkurtra kohore duke sjell në veriperëndim të territorit reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Rajoni dhe Europa

Europa Qëndrore do të mbizoterohet nga kthjellime dhe vranësira te lehta. Ndërsa Europa Jugore do jetë në dominimin e vranësirave të here pas hereshme duke rrezikuar reshje të pakta shiu. Po ashtu, me mot të paqëndrueshëm do të jenë Veriu dhe Lindja e kontinentit, KU vranësirat e shumta do të sjellin reshje te dendura shiu.