Të rinj me thika! Çfarë ndodhi në Elbasan, kush janë viktima, i plagosuri dhe autori 24 vjeçar

 Të rinj me thika! Çfarë ndodhi në Elbasan, kush janë viktima, i plagosuri dhe autori 24 vjeçar

Një sherr mbase fjalët do ta zgjidhnin… fjalët i lanë rrugën thikave e kështu jeta e një 28 vjeçari u shua. Të rinj me thika. Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan, atje ku një 24 vjeçar qëlloi dhe vrau Florenc Kovaçin (foto e mëposhtme)

Florenci ishte me të vëllanë Mikelin, 19 vjeçar, i cili po ashtu nuk i ka shpëtuar goditjeve. Ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë në spital në Tiranë. Ende nuk dihet nëse do t’i mbijetojë plagëve.

Ky që shihni në foton e mëposhtme është 28-vjeçari Florenc Kovaçi, I cili u vra me thikë mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Në këtë ngjarje i plagosur mbeti edhe vëllai i tij më i vogël 19-vjeçarit Mikel Kovaçi në Elbasan.

Autori u kap vetëm pak pas ngjarjes. 24 vjeçari quhet Ardit Hida, i riu me thikën.

Molla e sherrit mendohet të ketë qenë një vajzë (motra e autorit), e pikërisht për këtë çështje në lagjen ‘Qemal Stafa’ të rinjtë kanë nisur të konfliktohen.

Situata shpejt ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta.