“Kafshët, shtëpia, gjithçka u dogj” Greqia përballet me riaktivizimin e flakëve gjatë natës

 “Kafshët, shtëpia, gjithçka u dogj” Greqia përballet me riaktivizimin e flakëve gjatë natës

Autoritetet janë përballur sërish mbrëmjen e djeshme me zjarret në periferi të Athinës, teksa disa vatra u riaktivizuan. Një makth për banorët e Varibobit atje ku një vatër zjarri u riaktivizua sërish.

Për Reuters ka folur një prej dhjetëra banorëve që ka humbur shtëpinë e gjënë e gjallë për shkak të zjarrit. (Videon mund ta shihni ketu).

“Një katastrofë. Zjarri erdhi me furi e shumë shtëpi u dogjën. Shumë kafshë u dogjën për vdekje, lepuj, dele, qentë… gjithçka”- tregon burri.

Ndërkohë në ishullin Evia, janë evakuuar mbrëmjen e djeshme qindra njerëz me anë të anijeve për transportin e njerëzve.

Ajo se çfarë kanë lënë prapa njerëzit është me të vërtetë një makth.

Lufta me zjarret vijon prej ditësh në Greqi. Shumë njerëz kanë punuar vullnetarisht si zjarrfikës dhe fotoja e mëposhtme është kthyer në virale, pasi tregon më së miri lodhjen e raskapitjen e punës për shuarjen e flakëve.